Djali Biskotë

Djali Biskotë

Përralla Shqip për Fëmijë – Djali Biskotë.

Kjo është përralla e djalit biskotë. Një ditë një plakë bëri një biskotë në formën e një djali dhe u bë gati ta hante. Por ai filloi të lëvizte dhe i iku nga duart duke vrapuar. Përpara i doli një kalë i cili donte ta hante, por djali biskotë ikte duke vrapuar dhe duke kënduar. Ai gjithashtu i iki edhe lopës,edhe derrkucit! Derisa arriti pranë një lumi, por një dhelpër e kishte ndjekur deri atje! Dhelpra dinake i ofroi ta ndihmonte duke e hypur në kurrizin e saj për të kaluar lumin. Por sapo djali biskotë hipi në kurrizin e saj, dhelpra e hëngri!