Dhelpra Që Humbi Bishtin

Dhelpra Që Humbi Bishtin

Përralla Shqip për Fëmijë – Dhelpra që humbi bishtin.

Kjo është përralla e dhelprës, e cila krenohej me bishtin e saj të bukur. Një ditë, në pyll po bëhej një konkurs për bishtin më të bukur! Sigurisht që dhelpra do të merrte pjesë. Madje ajo u shpall edhe fituese e konkursit. Ditën tjetër, ajo doli për të gjetur ushqim duke u krenuar me bishtin e saj. Shkoi në kotecin e pulave,por bishti i mbeti te gardhi dhe nuk po lëvizte dot. Të gjitha pulat filluan të qeshnin me të. Ajo u betua të mos dilte më nga shtëpia.