Ujku Dhe Kecat

Ujku Dhe Kecat

Përralla Shqip për Fëmijë – Ujku dhe Kecat.

Kjo është përralla një ujku të uritur që kërkonte të hante kecat e vegjël. Një ditë, kur mamadhia doli për në dyqan, ujku i ruajti kecat dhe shkoi i trokiti në derë. Ata e kuptuan që ishte ujku dhe nuk ia hapën.

Herën tjetër, ujku u lye me gëlqere, u bë i bardhë dhe trokiti përsëri në derë. Këtë herë, kecat e hapën derën. Ujku u sul drejt kecave dhe i hëngri të gjithë. Vetëm keci i vogël shpëtoi. Kur e mori vesh mamadhia, shkoi të kërkonte ujkun. Kur e gjeti në gjumë, ajo ia cau barkun dhe nxorri të gjithë kecat e saj.