Dorashka

Dorashka

Përralla Shqip për Fëmijë – Dorashka.

Kjo është përralla e dorashkës së djalit të vogël që u bë strehë për shumë kafshë të pyllit. I pari që e gjeti, ishte një ketër i vogël. Ai u fut menjëherë brenda saj për tu mbrojtur nga i ftohti i dimrit. Pas tij, në dorashkë u fut dhe një lepur i vogël. Më pas, edhe një dhelpër, dhe pas saj, një ari. Kur dorashkën e gjeti një iriq, dhe u përpoq të futej brenda saj, ai e shpoi me gjembat e tij. Të gjitha kafshët dolën jashtë në dëborë dhe dorashka u gris.