3 Derrkucët
Përralla Shqip për Fëmijë – 3 Derrkucët.
Kjo është përralla e tre vëllezërve derrkucë. Secili prej tyre vendosi të ndërtojë një shtëpi të vetën. I pari e ndërtoi me kashtë dhe filloi të jetonte në shtëpinë e tij të re. Vëllai dytë e ndërtoi me dërrasa dhe gjithashtu filloi të jetonte aty. Ndërsa i treti e ndërtoi me tulla, shtëpia më e fortë nga të treja. Kur tek dy vëllezërit e parë erdhi ujku, ata nuk ia hapën derën. Prandaj dhe ai filloi të frynte dhe ia shkatërroi shtëpitë. Dy vëllezërit përfunduan në shtëpinë e vëllait tjetër, në shtëpinë me tulla. Ujku fryu e fryu por nuk arriti ta shembte dot.
Mesazhi i përrallës: Jo gjithmonë rruga më e shkurtër, është më e mirë!