Qeni,Gjeli Dhe Dhelpra

Qeni,Gjeli Dhe Dhelpra

Përralla Shqip për fëmijë – Qeni,gjeli dhe Dhelpra.

Kjo është përralla e qenit,gjelit dhe dhelprës. Një qen dhe një gjel, miq të ngushtë vendosën të bëjnë një udhëtim sëbashku. Ecën të gjithë ditën, nga mëngjesi në mbrëmje gjersa i zuri nata. Nuk mund të vazhdonin më tutje dhe qëndruan pranë një druri të madh. Gjeli fluturoi në një nga degët e drurit kurse qeni rregulloi zgavrën si një shtrat të vogël. Kur po afronte mëngjesi, gjeli, sit ë gjithë gjelat e botës, ia dha këngës për të lajmëruar ardhjen e ditës se re. Këngën e tij e dëgjoi edhe dhelpra dhe uroi fatin që po i sillte një mëngjes i shijshëm. Duhej ta gjente patjetër këtë gjel që i kishte ardhur kaq afër. Kërko andej e kërko këndej e më në fund u gjend nën degët e pemës së madhe.

Ngriti kokën dhe i tha gjelit se kërkonte t’i shikonte pak grykën që krijonte atë zë të mrekullushëm, pa mëdyshje zëri më i bukur i botës.

-Me kënaqësi zonja dhelpër, por të lutem të më ndihmosh edhe ti. Zgjoje portierin tim në anën tjetër të trungut dhe thuaj të më hapë derën.

Dheplra e cuditur me këtë këndez që kishte edhe portiere nxitoi në zgavër për të mos e humbur rastin që i qe shfaqur. Qeni ndërkohë ishte zgjuar dhe kishte ndjekur në heshtje kuvendimin e dhelpres me këndezin. U hodh mbi dhelprën dhe e zuri nga gryka. Ajo nuk dinte sit ë shkëputej nga dhëmbët e tij.

 

 

 

 

 

 

Në ditët e tyre të zakonshme, qeni dhe gjeli bënin punët e tyre të zakonshme. Derisa një ditë vendosën të dy të bënin një shëtitje në pyll, duke e len kotecin e pulave vetëm. Dhelpra dinake nuk humbi kohë, por duke e ditur këtë gjë, nxitoi për te koteci! Qeni e dëgjoi mënjëherë dhelprën dhe u hodh sipër saj. Dhelpra dinake iku me vrap, dhe qeni me gjelin, u kthyen në kotec të lumtur.

Mesazhi i përrallës:

Mos i lini asnjëherë shokët tuaj vetëm.